Juljan Shehu mbylli aventurën e tij me Laçin dhe u bashkua për skuadrën polake të Vidzev Lodz, i cili firmosi për dy vite. Mesfushori 23-vjeçar ka zgjedhur që të flasë për këtë transferim, me anë të një interviste për vetë klubin.

“Për çdo lojtar nga Shqipëria është e rëndësishme që të luash në një ligë më të mirë se e jona dhe për mendimin tim liga polake është e tillë. Unë dua të rritem si një futbollistë.

Pas kam komunikuar dhe me disa kolegë që kanë luajtur më parë te Vistula, pasi kam parë disa video në internet, unë kam përshtypjet më të mira për këtë kampionat në nivel futbolli.

Kam parë dhe si 18 mijë tifozë brohorasin për skuadrën e tyre të zemrës dhe është diçka e bukur.

Të shpallesha lojtari më i mirë i sezonit ishte një nder i madh për mua. Më ndihmoi shumë të bashkohesha me Vidzev, por unë dua akoma dhe më shumë.

Dua që të rritem ndeshje pas ndeshje dhe synimi im është që të jem pjesë e lojtarëve më të mirë të sezonit në Poloni”, u shpreh Shehu.