Ka luajtur edhe sot si titullar per 90 minuta dhe ka kontribuar ne menyren e duhur tek suksesi i Vllaznise duke justifikuar besimin e trajnerit.

Mesfushori kukesian Fjoart Jonuzi ka bindur me performancen e tij sepse jo vetem ka shkaterruar te gjithe aksionet e kundershtarit bashke me Krymin, por edhe ka asistuar ne menyre te mrekullueshme tek goli i dyte per Dilaver.

Ky eshte nje tregues se lojtari 24 vjeçar po i bind te gjithe tek Vllaznia. Kjo do te thote se ne janar, jo vetem qe drejtuesit nuk do ta lene te largohet, por me shume mundesi do t’i ofrojne rinovim per me gjate.

Siç eshte bere e ditur ne vere, Jonuzi ishte nder te fundit qe iu bashkua kuqebluve dhe gjate prezantimit te tij, u tha se klubi ne janar do te kishte te drejten e rishikimit te kontrates, ne baze te performances se lojtarit.

Dhe ne keto 7 ndeshje, sa here qe i eshte dhene mundesia, si titullar apo rezerve, Fjoart Jonuzi i ka treguar vlerat e tij dhe per rrjedhoje tashme konsiderohet nje element i rendesishem per Vllaznine./SHKODRA-SPORT.COM/