Nga Endri ÇINARI

Vllaznia zhvilloi një revolucion në skuadër në merkaton verore. Ku nga kuqeblutë u larguan elementë që kishin mbajtur peshën e skuadrës në sezonet e fundit. Për tu afruar edhe shumë futbollistë të tjerë, duke bërë që përbërja e skuadrës të ndryshojë goxha.

Nga të ardhurit në verë pritej një impakt në performancën e skuadrës. I cili realisht nuk ka ardhur në këto javë, ku performanca e skuadrës në përgjithësi ka pasur shumë luhatje. Nga një vëzhgim i “Shkodra Sport”, janë 2 futbollistët që kanë qenë më konstant nga të afruarit në merkaton verore.

I pari është Milos Stojanovic, mbrojtësi i ardhur nga Kastrioti ashtu si Balaj ka luajtur çdo minutë këtë sezon. 26-vjeçari madje ka shënuar edhe 1 gol këtë kampionat dhe pavarësisht disa gabimeve, ai sërish konsiderohet i rëndësishëm në formacion. Pas tij mund të thuhet që ka pasur një formë konstante është Ildi Gruda.

Sulmuesi i krahut i ardhur nga Teuta, ka fituar dalëngadalë vendin e titullarit. Duke qenë tashmë fiks në 11-tshen kuqeblu. Pavarësisht se për numërin 7-të ende mungon goli i parë me fanellën shkodrane.

Nga afrimet e merkatos formë stabël ka pasur është edhe Ardit Krymi. Po për mesfushorin ky është një rikthim në shtëpi dhe nuk konsiderohet si një “afrim i ri”. Për lojtarët e tjerë të ardhur në merkaton verore duhet ende të gjehet stabiliteti. Që patjetër do ndikojë edhe në performancën e përgjitshme të skuadrës.