Per gati dy muaj u stervit me Vllaznine, e pritej qe te ishte nje nga perforcimet e saj ne merkaton e janarit, por ne fund nuk u gjet akordi mes paleve dhe sulmuesi anesor u largua nga Shkodra.

E kemi fjalen per ish- lojtarin e kombetares Shpresa te Shqiperise Elvir Maloku. Megjithate duket se 24 vjeçari pritet qe te firmose ne nje skuader tjeter dhe vetem pak kilometra larg Shkodres.

Nuk behet fjale per ndonje ekip te Kategorise Superiore, por per ate Deçiç te Tuzit qe merr pjese ne Superligen e Malit te Zi dhe qe aktualisht mban vendin e dyte ne renditje.

Mesohet se drejtuesit e klubit shqiptar te Tuzit kane nisur kontaktet me lojtarin dhe shpresojne qe ne ditet ne vazhdim te arrijne akordin me te, qe do ta çonte me pas drejt firmes me kete skuader.

Sulmuesi anësor në të shkuarën ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Kroacisë, për të zgjedhur më pas Shqipërinë U21.

Fillimisht pjesë e Hajduk Split, Maloku pas tre sezonesh zgjodhi të transferohej në Spanjë. Gimanstic Tarragona ishte ekipi i tij në Segunda Division. Vetëm tre ndeshje në gjashtë muaj dhe më pas u huazua në Qipro tek AEK Larnaca dhe më pas te Aluminij në Slloveni.

Me këta të fundit mori minuta dhe vjet provoi një eksperiencë të re në ligën e dytë polake, ku u aktivizua tek Olimpia Grudziądz. 21 ndeshje (15 titullar) dhe një gol ishin bilanci i Malokut, të cilin e kanë propozuar në disa klube të Superiores, në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.