Portieri i Kastriotit, Isli Hidi ka treguar ecurinë me krutanët. Fitorja e sotme ndaj Kukësit në transfertë ka bërë që Kastrioti të jetë i konsoliduar me 24 pikë, vetëm 6 pikë më pak se zona europiane. Hidi ka treguar rivalët, pretendentët për titull dhe marrëdhënien me trajnerin Ndreu.
“Duhet të jemi të qetë dhe të japim besim te skuadra. Nuk e di nëse shkojmë dot më shumë në renditje. Të grumbullojmë pikët tona dhe të shpresojmë më pas më sipër. Ne duhet të marrim ndeshjet tona me radhë. Emri dhe historia në Superligë?
Oshilacionet në elitë dhe Kategori të Parë bëjnë të vetën. Objektivat e klubit janë të qëndrojmë në elitë dhe më pas sezonin tjetër të bëjmë një hap më shumë. Objektivi ynë është të marrim pikë dhe të shpëtojmë. Kam kontratë 1+1 vit.
E pashë vjet me eksperiencën te Bylis që ishim vetëm 1 pikë poshtë Kukësit dhe më pas bëmë hapa fals. Vllazninë askush nuk e priste, por shpirti i garës, grupi dhe loja bëjnë që ata të jenë në vendin e parë. Sot ndaj Kukësit prisja një tjetër skuadër përballë për cilësitë që kanë në skuadër. Kujtoj fazën e parë që na mundën në Kamëz, por ishte lojë e mirë e jona.
Ekipi që fiton titullin? Me thënë të drejtën Vllaznia vazhdon dhe do jetë aty. Kemi një Partizan që me merkaton do jetë mirë. Teuta, Tirana dhe Laçi janë aty. Nuk ka një skuadër me diferenca të mëdha veç Vllaznisë.
Raportet me Ndreun? Profesori ka shumë batuta dhe e dashuron futbollin. Nuk kemi shumë piktorë por qëllon ndodnjëherë ditë jo, jemi më shumë luftëtarë”, tha Hidi.