Trajneri i Vllaznisë, Brdariç, foli shkurtimisht pas barazimit në shtëpi ndaj Partizanit. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku i skuadrës shkodrane u shpreh:

“Në lojë u futëm për të fituar. Në pjesën e parë hasëm vështirësi, për shkak edhe të erës. Në pjesën e dytë u favorizuam më tepër dhe mundëm të futeshim në lojës.

Besoj te lojtarët tonë, dhe i japim mundësi. Ndaj Partizanit është e vështirë. Patëm disa raste, por jo të gjitha rastet mund të shënohen. Gjithsesi të vazhdojmë përpara.

Nuk jam dakord që Partizani luajti më mirë në pjesën e parë, kishte në favor erën, ndërkohë që pjesa e dytë ishte e barabartë, pa shumë raste shënimi. Gurishta është lojtarë i mirë për ne, nuk luajti as Imami, por dua të flas për lojtarët që ishin në lojë, ata bënë detyrën e vetë”, u shpreh Brdariç.