Interesimi i Real Madrid ndaj Alfonso Dejvis nuk është një lajm i ri në media, por ama përdorimi i një strategjie të planifikuar deri në detaj ka tërhequr vëmendje. Madje “Galaktikët” nuk i janë qepur vetëm yllit të Bajernit, por edhe rivalëve të bavarezëve, Dortmundit, mbi shërbimet e Xhud Bellingam.

Dejvis mori nota pozitive më paraqitjen në Botërorin e Katarit, aty ku shënoi edhe golin e vetëm të përfaqësueses kanadeze në humbjen ndaj Kroacisë me shifrat 4- 1. Ky detaje i ka shërbyer për të siguruar çmimin “lojtari më i mirë” në shtetin e Kanadasë.

Aktualisht anësori i majtë vlerësohet 70 milionë euro sipas “Transfermakt”, por pretendimet e Bajernit qëndrojë te 100 milionë euro. Kontrata e mbrojtësit skadon në 2025-ën dhe kampionët në fuqi të Champios-it kanë parashikuar që viti 2024 do të jetë i duhur për t’u hedhur në sulm, pra ku “rekordmenët” në një situatë të tillë do të ndodheshin një vit përpara përfundimit të kontratës e ku do t’i ulnin pretendimet ekonomike.

Emri tjetër quhet Xhud Bellingam, as më pak dhe as më shumë i vështirë po aq sa marrëveshja me Alfonson. Borusia njihet për “tregtinë” e lojtarëve me çmim të kripur, pa anashkaluar konkurrencën e ashpër të ishullorëve si Çelsi, Liverpul dhe Mançester Siti. Megjithatë lajmet nga “Sport Bild” nuk janë aq pozitive, pasi drejtuesit e Dortmundit po planifikojnë përmirësimin e kushteve financiare në rrogën e Bellingam deri në 16 milionë euro në vit. Çmenduri, nëse do të rezultonte e vërtetë, marrë në konsideratë politikat e verdhezinjve.