Mbrojtësi i Vllaznisë, Mevlan Adili, foli shkurtimisht, pas barazimit në shtëpi ndaj Partizanit. Në prononcimin për emisionin “Gol pas Goli”, shqiptari i Maqedonisë, deklaroi:

“Fusha nuk ishte në nivelin e vetë, e dinim çfarë skuadre është Partizani. Detajet e vogla i zgjidhin këto ndeshje. Mund të bënim më mirë ose më keq. Këto nuk janë ndeshje luksi që mund të kesh 6-7 shanse të pastra. Këto ndeshje fitohen edhe me 1-0.

Ne stërvitemi të gjithë në mbrojtje dhe sulm. Ka pasur ndeshje edhe që kemi dhuruar. Nga sulmi fillon mbrojtja e mirë. Çdo kush që ka luajtur ka dhënë maksimumin. Shpresojmë që deri në fund të mbajmë ashtu vijën e fundit.

Suksesi i Maqedonisë së Veriut ndaj Gjermanisë? Kam shumë shok dhe jam i kënaqur. Nuk është se kisha ndonjë interes. Po shikoja Shqipërinë. Mund të bënte më mirë, por mori pikët e veta. Jetoj në Maqedoni, uroj që të ketë sukses, por ëndrra ime është një ditë të luaj për Kombëtaren”, u shpreh Adili.