Ndeshja e sotme ne mes Vllaznise dhe Partizanit eshte mbyllur ne barazim 0-0, me nje loje qe ne fakt nuk ka kenaqur askend. Dy ekipet sikur ishin te kenaqura me kete rezultat dhe nuk bene shume per ta fituar ndeshjen.

I ketij mendimi eshte edhe ish- futbollisti dhe trajneri i Vllaznise Roland Luçi. Me nje status te publikuar ne faqen e tij, ai shkruan se keto dy skuadra tashme duhet te kene kujdes edhe nga Tirana qe nuk eshte larg, nderkohe qe ka uruar edhe Teuten e Edi Martinit.

“Kush shpresonte per nje shijim te se shtunes nepermjet edhe te nje spektakli futbollistik ne Shkoder mes rivalesh te vjeter, si une per shembull, u zhgenjyen keq.

Nje ndeshje e dobet, gabime fillestaresh e te shumta ne pasime dhe lojen ne sulm. Ishte ndeshja e sotme nje “handikap” i momentit, apo me keq akoma gjendja e vertete e dy protagonisteve, do te shihet ne dy – tre javet e ardhshme qe do te ravijezojne kampionen e sezonit, po dhe pjesmarresit ne Europa League.

Urime Teutes se Edi Martinit, por kujdes dhe nga Tirana qe duket akoma larg, por mund te kercenoje seriozisht te gjithe ne luften per titull”-shkruan Luçi ne postimin e tij./SHKODRA-SPORT.COM/