Shume zhurme rreth tij, lajme qe thone se ai ka kerkuar letrat sepse deshiron te largohet nga Vllaznia, pergjigje nga drejtuesit kuqeblu se lojtari eshte ende ne kontrate dhe shume e shume gjera te tjera.

E kemi fjalen per sulmuesin kenian Ismael Dunga. I larguar prej gati nje muaji drejt vendlindjes se tij per t’u paisur me pasaporten e tij, e cila do ia mundesonte pastaj rinovimin e lejes se qendrimit ne Shqiperi.

Por kjo vonese ne ardhje ka krijuar shume hamendesime dhe e verteta eshte se ditet e fundit ne adrese te lojtarit ka ardhur nje oferte nga nje ekip i huaj.

Kuptohet qe lojtari i ka adresuar drejtuesit e ketij klubi tek Vllaznia, e cila zoteron kartonin e tij dhe nga sa behet fjale, kane nisur kontaktet per mundesine e lenies se lire te tij.

E permendi edhe drejtori sportiv Djarmati sot ne konferencen per shtyp kur deklaroi se ai eshte ne shitje si çdo lojtar tjeter sepse secili prej tyre e ka ne kontrate nje klauzole ku percaktohet edhe vlera e demshperblimit per ta lene te lire te largohet.

Nuk dihet nese do te ndodhe diçka e tille apo jo, por ajo qe eshte e sigurte ka te beje me fakti se Dunga fillimisht do te vije fillimisht ne Shqiperi me idene per te vazhduar kontraten me Vllaznine. E pat thene edhe sponsori Xhaferi se sulmuesi do te mberrije ne Shqiperi ne datat 10-12 janar.

Pastaj, nese ka ndonje gje tjeter dhe gjerat te ndryshojne, atehere ai mund te largohet. Nga kjo Vllaznia do te perfitonte nga ana financiare dhe ajo do te nderhynte serish ne merkato per te gjetur edhe nje sulmues tjeter./SHKODRA-SPORT.COM/