Shkodra ne vite ka nxjerre nga rradhet e saj disa arbitra te mire futbolli, disa prej te cileve kane arritur te mbajne edhe stemen e FIFA-s. Por sot do te ndalemi tek nje treshe arbitrash, qe me siguri ka qene nder me te mirat ne historine e kolegjiumit te Shkodres dhe jo vetem.

E kemi fjalen per kryesorin Astrit Isufi dhe dy anesoret, Astrit Dervishi dhe Rrok Nushi. Arbitra me shume cilesi dhe personalitet, arbitra te ndershem dhe mbase nga kjo e kane “pesuar”.

Ne vitet ’80 dhe ’90, kjo treshe ka arbitruar ne shume stadiume te Shqiperise duke marre respektin e te gjithe futbollisteve, trajnereve dhe tifozeve.

Dy prej ketyre arbitrave, kete profesion e kane patur trashegim nga baballaret e tyre, Isufi nga i ati- Xheudeti dhe Dervishi nga Qazimi. Atyre iu bashkangjit edhe Rrok Nushi, qe krijoi profilin e nje arbitri shume korrekt.

Kjo eshte treshja ndoshta e fundit shkodrane qe ka spikatur ne Superlige dhe ka arbitruar ne nje numer te madh ndeshjesh. Ne fillim te kesaj dekade doli ne skene treshja Ditmar Jubica- Melis Dervishi- Gjovalin Bori, por ecuria e saj nuk zgjati shume dhe qe prej saj, nuk ka nje tjeter qe te spikase.

Pikerisht per te gjitha keto, treshja Isufi- Dervishi- Nushi vazhdon te mbetet ne kujtesen e shume sportdashesve si nje nga me te mirat ne vend per shume vite me rradhe./SHKODRA-SPORT.COM/