Sot Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka hedhur kandidaturën për të qenë organizatore e Euro 2032. Italia fitoi europianin e fundit që u zhvillua në disa shtete, duke e ngritur trofeun në Ëembley (Londër) përballë Anglisë.

Dhjetë qytetet që italianët kanë propozuar për të organizuar eventin e pas 9 viteve janë: Roma, Milano, Torino, Napoli, Gjenova, Bari, Firence, Bolonja, Kaljari dhe Verona. Në raste nevoje mund të jetë qytet pritës dhe Palermo.

Italia konkurron me Turqinë për organizimin e Euro 2032. Vendimi se kush do të organizojë europianin e 2028 dhe 2032 do të jepet më 10 Tetor të këtij viti.

Nje vendim qe do te merret nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, pjese e te cilit siç dihet eshte edhe presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka, qe me siguri do te jape voten e tij per shtetin fqinj.