Barazimi ndaj Zvicrës ka bërë që Italia të ketë përsëri të pasigurt pjesëmarrjen në Botërorin 2022, edhe pse shihej nga të gjithë si favorite. Një situatë e vështirë pasi tashmë të kaltrit duhet të bëjnë llogaritë edhe me mungesa të shumta.

Nga grupi i Italisë në ditën e fundit janë larguar Bastoni, Kalabria dhe Biragi, duke lënë mjaft hapësira në skuadrën e Mançinit. Ndaj ky i fundit ka vendosur të afrojë XhianMarko Ferrari të Sasuolos dhe Davide Zapakosta të Atalantës për të pasur sa më shumë lojtarë në dispozicion për duelin.

Kështu, lista është përditësuar duke çuar në 26 numrin e lojtarëve të cilët do të udhëtojnë drejt Belfastit me shpresën se do të mundin atje Irlandën e Veriut dhe të sigurojnë biletën në Botëror që po rezulton më e vështirë se sa mendohej në fillimin e eliminatoreve.

LISTA
Portierë: Alesio Kranjo (Kaljari), Xhanluixhi Donaruma (PSG), Aleks Meret (Napoli), Salvatore Sirigu (Xhenoa);

Mbrojtës: Françesko Açerbi (Lacio), Leonardo Bonuçi (Juventus), Xhiovani Di Lorenco (Napoli), XhianMarko Ferrari (Sasuolo), Emerson Palmieri (O. Lion), Xhianluka Mançini (Roma), Davide Zapakosta (Atalanta);

Mesfushorë: Nikolo Barela (Inter), Danilo Kataldi (Lacio) Brajan Kristante (Roma), Zhorzhinjo (Çelsi), Manuel Lokateli (Juventus), Mateo Pesina (Atalanta), Tomaso Pobega (Torino), Sandro Tonali (Milan);

Sulmues: Andrea Beloti (Torino), Domeniko Berardi (Sasuolo), Federiko Bernardeski (Juventus), Federiko Kieza (Juventus), Lorenco Insinje (Napoli), Xhiakomo Raspadori (Sasuolo), Xhianluka Skamaka (Sasuolo).