Rikthimi i Mesit te Barcelona është çështja më e përfolur në Spanjë. Pas deklaratave të presidentit të Barcelonës, Hoan Laporta se kapitulli i yllit argjentinas nuk ka përfunduar te katalanasit, së fundmi nëpërmjet shtypit iberik ka reaguar dhe Ksavi, i cili i mbyll përfundimisht dyert Lionel Mesit:
“Rikthimi i Mesit? E pamundur!
Ai ka një kontratë me PSG-në. Mesi është futbollisti më i mirë në të gjithë historinë e futbollit, por nuk ka sens që të flitet për të tani.
Presidenti Laporta ka thënë se kapitulli i tij nuk ka përfunduar ende te Barcelona, të shohim për të ardhmen, por tani është momenti të flitet për lojtarët tanë.”, përfundoi Ksavi.