Vllaznia është nisur në orët e para të mëngjesit të së martës drejt Rumanisë ku do të luajë pasditen e së enjtes ndeshjen e kthimit ndaj ekipit të Universitateas. Një udhëtim disi I gjatë me një ndalesë disaorëshe në Itali, por kuqeblutë e kanë përballuar ashtu si duhet dhe duken shumë të motivuar për këtë përballje.

Ndërkohë, në një prononcim të dhënë për mediat, drejtuesi teknik I klubit shkodran Auron Miloti ka shprehur bindjen se skuadra do të tregojë vlerat e saj më të mira për të kërkuar kualifikimin.

“Ne e ekmi studiuar kundershtarin, ia dime tashme pikat e tij te forta dhe te dobeta. Pame qe ai nuk eshte i pathyeshem dhe do te tentojme te marrim kualifikimin ndaj tij. Kuptohet qe Craiova eshte nje ekip shume i mire, por ne futboll gjithmone duhet te shpresosh deri ne fund.

Ne besojme tek kualifikimi. Nuk ka rendesi nese e arrijme pergjate 90 minutave apo ne shtese e me penallti. E rendesishme eshte qe Vllaznia te kualifikohet dhe ne besojme per kete”- eshte shprehur Miloti.

Te plote prononcimin e tij mund ta ndiqni ne linkun e meposhtem: