Vllaznia luan me Universitatea Craiova për turin e dytë të Conference League. Të enjtë në 19:30 në Rumani, shkodranët përballen në ndeshjen e kthimit, me duelin e parë në “Loro Boriçi” që përfundoi 1-1.

Shkodranët janë në udhëtim për këtë duel, teksa pasditen e sotme do akomodohen në hotel. Në lidhje me sfidën e së enjtes, kompanitë e basteve shohin të favorizuar vendasit e Craiova.

1.24 është fitorja e rumunëve, kundrejt koeficientit 11 të Vllaznisë. Barazimi në këtë duel shihet me kuotën 5.5. Vllaznia luan në një stadium modern, kapaciteti i të cilit është 31 mijë vendësh.

Gjithsesi do te jete fusha e lojes ajo qe do te vendose per gjithçka sa i takon skuadres qe do te vazhdoje rrugetimin me tej ne “Conference League”. Pavaresisht koeficentit aspak te favorshem, shkodranet do te tentojne te bejne me te miren e tyre per te qene ata te kualifikuarit per ne turin tjeter.