Wednesday, May 6, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia me 9 lojtarë vazhdon serinë e humbjeve, Tirana fiton në kryeqytet...

Vllaznia me 9 lojtarë vazhdon serinë e humbjeve, Tirana fiton në kryeqytet dhe i afrohet mbijetesës

Tirana ka fituar në shtëpi përballë Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi me shifrat 1-0.

Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi Rafa me anë të një penalltie në pjesën e parë. Po në pjesën e parë, bardhebluve iu anulua goli i shënuar nga Tabekou, për pozicion të parregullt.

Ndërkohë që shkodranët e mbyllën ndeshjen me 9 lojtarë, pasi u ndëshkuan me kartonë të kuq Esat Mala dhe Melos Bajrami.

Kështu, Tirana shkon në kuotën e 41 pikëve dhe ngjitet në vendin e 6-të, duke besuar fortë tani tek mbijetesa. Në krahun tjetër me 60 pikë, Vllaznia mbetet në vendin e dytë.

Tirana 1 – 0 Vllaznia (Rafa 15′)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments