Emri i tij tashmë është skalitur si një nga sportistët më elitarë të Shqipërisë.

Vitin e kaluar ka fituar titullin e Kampionit të Europës në salla të mbyllura, në garën e kërcimit së gjati.

E kemi fjalën për atletin shkodran Izmir Smajlaj i cili njëkohësisht mban edhe rekordet në garat e kërcimit së gjati dhe atë trehapësh.

Por në fakt, 24 vjeçari na ka dhuruar një surprizë të këndshme. Ai ka konkurruar në garën e 100 metrave në kampionatin kombëtar të zhvilluar në Elbasan.

Dhe jo vetëm ka konkurruar. Smajlaj ka zënë vendin e parë dhe është shpallur kampion në këtë disiplinë.

Kjo ka qenë një surprizë për të gjithë sepse të gjithë e njohim si një kërcyes të shkëlqyer por ai shfaqet tashmë edhe si sprinter.

Jo më kot, ka hequr dorë nga gara e kërcimit trehapësh duke preferuar 100 metërshin ku rezultoi edhe aty shumë i suksesshëm.
© shkodrasport.com