Mungon vetëm zyrtarizimi, e ardhmja e Luis Suarez me shumë gjasa do të jetë në kampionatin brazilian, teksa sulmuesi ka arritur akordin me Gremion.
Ndërkohë së fundmi, eksperti i merkatos, Fabricio Romano, ka zbuluar një prapaskenë tepër interesante.
Sipas Romanos, uruguaiani, është kontaktuar nga klubi saudit Al-Khalej, ku aktivizohet Sokol Cikalleshi, për një marrëveshje 18-mujore, por Luis Suarez e ka refuzuar këtë propozim, teksa është i vendosur për t’iu bashkuar Gremios si lojtar i lirë. Klubi i Cikalleshit, i ofroi 6 milionë dollarë sulmuesit uruguaian, i cili nuk pranoi.
Në rast se 35-vjeçari nuk do të kishte refuzuar ofertën e skuadrës Saudite, ai do të ishte partner sulmi me kavajasin Sokol Cikalleshi.