Dita e sotme eshte e veçante per ish- boksierin e njohur te Vllaznise dhe te kombetares shqiptare, Jetmir Isaj. Ai feston 42 vjetorin e lindjes bashke me njerezit e tij te dashur.

Ka lindur në Shkodër më 3 prill 1978 dhe ka përfaqësuar me shumë dinjitet boksin shkodran. Me kete sport fillon të merret herët duke u stërvitur nga trajnerët Ramiz Halili, Zef Gjoni e Kujtim Demi. Përveçse me Vllazninë, ka bërë boks edhe me ekipin e Dinamos, “Shqiponja” të Gardës së Republikës apo dhe me klubin privat “Klajd- Klub”.

Ai është shpallur kampion në vitet 1996 në peshën 71 kg, në vitin 1998 në peshën 81 kg, po në këtë peshë edhe në vitin 1999 e 2000. Këto katër tituj kampionë i ka fituar duke përfaqësuar ekipin e Vllaznisë ndërkohë që është shpallur kampion edhe në vitin 2001, por këtë herë duke përfaqësuar ekipin e Dinamos.

Gjithashtu ka fituar edhe tre herë Kupën e Shqipërisë në vitet 1995, 1996 dhe 2000. Ka marrë pjesë në disa turne ndërkombëtarë në Mal të Zi, Maqedoni, Itali, Bullgari etj duke u përfaqësuar denjësisht dhe nuk kanë munguar as fitoret.

Në “Gongun e Artë” të Maqedonisë në vitin 1996 ka marrë medalje argjendi e po ashtu nuk kanë munguar as fitore të tjera në turneun “Italia” një vit më vonë, në turneun “Adem Jashari” në vitin 1999.

Gazeta “Shkodra Sport” i uron kampionit Jetmir Isaj edhe 100 vite te tjera te lumtura dhe njekohesisht gjen rastin t’i thote edhe FALEMINDERIT per ate çfare ke dhene per boksin shkodran ne vite!
Gjergj KOLA