Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREItalia me pesë skuadra në Champions, mjafton vetëm një kombinim për t’u...

Italia me pesë skuadra në Champions, mjafton vetëm një kombinim për t’u zyrtarizuar

Italia vijon të kryesojë renditjen e kampionateve elitare të Europës dhe mesjava në kompeticionet europiane, thelloi edhe më shumë diferencën me Gjermaninë ndjekëse. Madje, javën e ardhshme në ndeshjet e kthimit të Champions League, Europa League dhe Conference League, mund të zyrtarizohet edhe pjesëmarrja e pesë skuadrave italiane në Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm.

Për këtë mjafton një kombinim nga i cili Atalanta të eliminojë Liverpoolin në Europa League (bergamaskët janë në rrugën e duhur pas fitores 3-0 në Anfield) si dhe Fiorentina të kalojë Plzen në Conference League.

Ndeshja e parë e vjollcëve në transfertë përfundoi me shifrat 0-0 dhe në Firence, italianët do të jenë favoritët kryesorë për të kaluar më tej. Kështu, me kualifikimin e Atalantës dhe Fiorentinës, Italia do të kishte zyrtarisht pesë skuadra në Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm.

Sakaq, ka edhe një tjetër kombinim që Italia të marrë pjesë me pesë skuadra në Champions League sezonin e ardhshëm dhe që lidhet me rezultatin e skuadrave angleze dhe gjermane në çerekfinalen e Champions League.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments