Italia e ka nisur në mënyrën më të murë rrugëtimin në këtë europian teksa fitoi të treja ndeshjet e grupit, ndërsa shënoi shtatë gola dhe nuk pësoi asnjë.

Mirëpo, Matajs De Ligt i Holandës ka menduar të ulë me këmbë në tokë axurrët teksa mbrojtësi i Juventus thekson se të kaltrit nuk janë përballur me ekipe top si Franca.

“E kam parë Italinë, luajnë të gjithë si skuadër. Janë aktivizuar thuajse të gjithë lojtarët e grumbulluar, është e rëndësishme.

Kanë një stil jo-italian, shkojnë shumë në sulm. Ata kanë luajtur kundër ekipeve të mira, por jo kundër skuadrave top si Franca”, u shpreh De Ligt. /VipSport/