Në Irlandë prej dy ditësh ka nisur Kampionati Europian i futbollit për 17 vjeçarët dhe ndër pjestarët e 16 ekipeve është edhe një shkodran. Siç kemi bërë të ditur, është Marco Molla, portieri i ekipit të Italisë i cili është shfaqur menjëherë protagonist me paraqitjet e tij.
Pasditen e djeshme Italia U17 ka zhvilluar ndeshjen e parë në grup me Gjermaninë dhe ka fituar me rezultatin 3-1. Titullar në portën axurre nga minuta e parë dhe deri në fund ka qenë pikërisht Molla i cili me pritjet e tij ka qenë vërtetë përcaktues.
Këtë gjë e shprehin më së miri edhe komentet e mediave të ndryshme që kanë shkruar në lidhje me këtë takim dhe që ne ju ftojmë t’i ndiqni më poshtë:
Me fitoren ndaj Gjermanisë, Italia U17 tashmë duket shumë pranë kalimit të turit por duhet bërë kujdes sepse në grup ka edhe Austrinë dhe Spanjën. Molla megjithatë është përgatitur për të qenë protagonist edhe në këto takime dhe për të ndihmuar kombëtaren italiane për fitimin e këtij trofeu të rëndësishëm europian.
© shkodrasport.com