Rajo Vajekano, e Ivan Balliut, shtangu Sevijan në shtëpi, duke e mposhtur me rezultatin 0-1, në sfidën e vlefshme për javën e 12-të. Mbrojtësi shqiptar ishte një nga më të dalluarit në fushë, duke bërë paraqitje tepër dinjitoze.
Golin e fitores për miqtë e shënoi Garsia në minutën e 61-të. Ndërkohë vlen të theksohet një rast i shpërdoruar nga vendasit në minutën e 51-të, nga Rafa Mir.
25-vjeçari spanjoll i shtangu të gjithë në minutën e 51-të, teksa me portën e boshatisur, bëri më të vështirën, duke e dërguar jashtë kuadratit. Rasti i shpërdoruar nga Mir, është duke bërë xhiron e rrjetit, teksa as vetë futbollisti nuk iu beson syve.