Trajneri i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi, i ftuar në studion e emisionit “Qatar N’24”, foli për kualifikimin e Francës në duelin ndaj Anglisë, teksa ndër të tjera u shpreh:

“Na vjen keq që ikën ekipet e mira, duhet të ishin në gjysmëfinale, Brazili, Portugalia, Anglia. Maroku është një shembull, luftojnë të 11-të. Pamë një Angli shumë të fortë. Të vjen keq që iku Anglia, por Franca e meritoi. Arbitri dështoi totalisht, më duk shumë i dobët. Ishte nën nivelin e lojtarëve, ishte nga Brazili, nuk më pëlqeu fare.

I kishin marrë masat për Mbape. Henderson dilte gjithmonë në të djathtë, Mbape nuk bëri ndonjë gjë të madhe. Për lojën që u bë sot, Franca nuk e meritoi fitoren, e meritoi Anglia 100 %. Ishin më mirë se Franca sot.

Edhe statistikat tregojnë që Anglia ka qenë më lartë. Goli i parë i Francës ishte faull neto. Këtë vit e merrte Anglia po të kalonte Francën”, u shpreh Bushi.