Tjeter goditje ne merkato nga Vllaznia e femrave. Presidenti Lazer Matija duket me i vendosur se kurre per te provuar kualifikimin per ne fazen e grupeve te Champions League dhe shanset sivjet ekzistojne.

Fakti qe te dyja ndeshjet ndaj ukrainaseve te Vorskla Kharkiv-2 do te luhen ne Shkoder, eshte nje plus i madh per vajzat kuqeblu, por kjo nuk mjafton sepse ne fushe duhet te zbrese nje Vllaznia shume e forte.

Per ta bere te tille kete skuader, presidenti Matija ne bashkepunim edhe me stafin teknik e kane pare te arsyeshme qe te nderhyjne serish ne merkato per te gjetur nje portiere tjeter.

Kjo ngaqe amerikania e ardhur pak kohe me pare Megan Lee MC Clure, nuk paraqiti ato vlera qe kerkonin dhe si rrjedhoje eshte vendosur nderprerja e kontrates me te. Kujtojme qe ne ndeshjen e turit te pare ndaj Spartak Myjava, Mc Clure nuk u preferua nga ana e trajnerit Leka, por ne fushe luajti Viona Rexhepi.

Pas largimit te kesaj portiereje, drejtuesit kuqeblu kane arritur akordin me nje tjeter portiere dhe po nga Amerika. “Shkodra Sport” meson se kete here behet fjale per Kaylin Williams.

26 vjeçarja ka patur vetem nje eksperience te shkurter ne Zelanden e Re nderkohe qe gjithe pjesen tjeter te karrieres se saj e ka patur ne Amerike. Ajo ka mberritur sot ne Shkoder dhe nga neser do te jete ne dispozicion te stafit teknik duke shpresuar qe kete here keta te fundit te kene gjetur portieren e duhur me te cilen do te kerkojne kualifikimin ne 16 skuadrat me te mira te Europes./SHKODRA-SPORT.COM/