Ne kampionat ka bere mire deri tani. Ka fituar dy ndeshje dhe ka humbur nje ndaj ekipit kryesues te kampionatit. Megjithate kjo ecuri nuk mjafton. Vllaznia e Vladimir Ivankoviç eshte serish ne vendin e dyte te renditjes nderkohe qe objektivi eshte vendi i pare dhe titulli kampion.
Gjithsesi, trajneri kroat i kuqebluve pas ndeshjes se fituar me “Goga Basket” ka folur jo vetem per kete perballje por edhe per vazhdimesine.
“Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, si nga ana psikologjike, ashtu edhe ajo fizike. Luajtëm fort dhe ia dolëm, kjo ishte ajo që dëshironim dhe jemi të lumtur që ia arritëm. Kjo fitore na vlen shumë dhe do na ndihmojë për ecurinë tonë të mëtejshme.
Të gjithë lojtarët po luajnë mirë. Ju po e shihni se po aktivizojmë edhe lojtarë që në fillim të sezonit nuk kanë luajtur fare dhe shembulli më i mirë është Faslija që në këtë ndeshje ka shkëlqyer me paraqitjen e tij.
Për të ardhmen na duhet një lojtar për të zëvendësuar Evans i cili është larguar dhe besoj se do e gjejmë për ta forcuar edhe më shumë skuadrën per arritjen e objektivave qe ne kemi. Te gjithe bashke mendoj se mund t’ia dalim”.
www.shkodrasport.com