Marash Kumbulla ka zhvilluar një sezon mjaft pozitiv deri në këto momente në Serie A dhe kjo ka bërë që shumë klube të kthejnë projektorët e tyre drejt shqiptarit. Mbrojtësi kuqezi është vetëm 19 vjeç, por aftësitë dhe cilësitë e tij në fushën e lojës e kthejnë në një bast të sigurt për të ardhmen.

Shumë klube të mëdha italiane janë përfolur se po ndjekin me vëmendje talentin e Veronës, ndërsa emri i fundit që është shfaqur ka qenë ai i Interit. Zikaltrit kanë hedhur edhe hapin e parë, pasi janë takuar me presidentin e ekipit të Veronas.

Mbi këtë çështje ka folur edhe agjenti i Kumbullës, i cili pranon faktin se Interi po e ndek lojtarin që prej fillimit të sezonit. Madje ka shtuar se futbollisti shqiptar është gati të luajë në mbrojtjen e Interit, duke bërë që të dyshohet se një kalim në Milano mund të mos jetë i largët.

“Interi e ka ndjekur Kumbullën që prej fillimit të sezonit. Çdokush, ashtu siç duhet të ndodhë, do të bëjë më pas vlerësimet. Ai është një lojtar i ndjekur dhe i kërkuar nga klube italiane dhe europiane.

A do të ishte i gatshëm për Interin? Po, do të ishe: ai mund të luajë në mbrojtjen zikaltër”, ka deklaruar agjenti i Marash Kumbullës./Sport Ekspres/