Vllaznia U19 vijon me serine e fitoreve dhe pasditen e sotme ka marre te shtaten rradhazi. Ajo ka luajtur ne Lushnje ndaj skuadres vendase dhe ka fituar me rezultatin 4-1.

Duhet thene se ndeshja ka nisur me gol per vendasit te cilet e kane derguar topin ne rrjeten e portes shkodrane me ane te futbollistit Sadiku ne minuten e 11-te.

Por reagimi i kuqebluve ka qene i shpejte. Ne minuten e 29-te ata kane fituar nje 11-metersh qe eshte kthyer e gol nga Pjeshka. Po ky futbollist do te shenonte edhe golin e dyte ne minuten e 38-te dhe keissoj pjesa e pare do te mbyllej me shifrat 2-1 per Vllaznia U19.

E dyta ka nisur “zjarr” per miqte nga Shkodra qe kane shenuar edhe dy gola te tjere brenda dy minutash me te njejtin futbollist, Rigers Musarajn ne minutat 54 dhe 55.

Kaq ka mjaftuar dhe Vllaznia U19 e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani e ka fituar kete ndeshje me rezultatin 4-1 duke u ngjitur kesisoj pas javes se 14-te ne kuoten e 32 pikeve duke udhehequr e vetme renditjen e kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/