Dje i dha lamtumiren Vllaznise, ndersa pasditen e sotme debutoi me Bylis U21 dhe madje shenoi edhe golin e pare me kete skuader. E kemi fjalen per sulmuesin 21 vjeçar shkodran Joald Ivziku.
Ne ndeshjen e vlefshme per kampionatin e 21 vjeçareve ne mes Egnatias dhe Bylisit, e fituar nga ky i fundit me rezultatin e thelle 6-2, Ivziku e ka nisur si titullar, nderkohe qe ka shenuar edhe golin e trete per skuadren e tij pikerisht ne minuten e 25-te.
Kjo natyrisht qe eshte diçka shume pozitive sepse ne rradhe te pare ballshiotet e kane marre kete lojtar per t’i sherbyer atyre dhe nga ana tjeter per te dobesuar njerin prej ekipeve rivale per titullin kampion- Vllaznine.
Ky ishte goli i 7-te per Ivzikun ne kampionat (6 prej te cileve i ka shenuar me ekipin shkodran) dhe kuptohet qe do te vazhdoje te beje te njejten gje edhe ne ndeshjet e ardhshme sepse eshte nje sulmues qe e njeh mire porten.
Perpos ketij lojtari, ne ndeshjen e sotme ka shenuar per Bylisin edhe shkodrani tjeter, Marçelino Preka. Me fitoren e sotme Bylis eshte ngjitur ne kuoten e 26 pikeve dhe tashme mban vendin e pare ne renditje. Nje vend i pare, edhe fale kontributit te futbollisteve shkodrane qe jane pjese e tij./SHKODRA-SPORT.COM/