Paraqitja e Veleçikut ne miqesoren e djeshme ndaj Vllaznise ka qene pergjithesisht e kenaqshme dhe per 60 minuta koplikasit kane luajtur si te barabarte me kuqeblute. Madje gjate pjeses se pare, ata kane patur rastet me te pastra per shenim, teksa kane goditur edhe shtyllen me ane te Banushit.

Ajo qe ka rene ne sy ne kete ndeshje, ka qene aktivizimi i Izmir Pelinkut nga ana e trajnerit Duli. Nje lojtar qe mund te luaje me sukses si ne mbrojtje ashtu edhe ne mesfushe.

Pelinku ne sezonin e kaluar ka qene pjese e ekipit te Shenkollit teksa tashme do te rikthehet serish tek Veleçiku per te dhene me te miren e tij. Ai eshte nje lojtar me pervoje dhe do ta ndihmoje jo pak skuadren.

25 vjeçari gjate karrieres se tij ka provuar te luaje me disa ekipe te kategorise se pare kryesisht, por pati nje eksperience te shkurter edhe tek Trikalla e Selanikut ne Greqi.
www.shkodrasport.com