Ne foto jane tre figura te njohura te notit shkodran dhe atij shqiptar. Duke filluar nga Menduh Lishi, Enver Muriqi dhe Mark Shestani. Perveçse si individe, te tre keta figura te njohura, jane pjestare te familjeve sportive qe sidomos me sportet e ujit kane bere emer per vete por edhe kane lartesuar emrin e Vllaznise ne te gjitha garat ku kane marre pjese. Prandaj dhe meritojne respekt nga te gjithe ne per ate kontribut qe kane dhene per vite e vite me rradhe.