Shkodra dhe Klubi Vllaznia kane edhe nje Mjeshter Europe. Behet fjale per peshengritesin e talentuar Genc Barkiçi. Kete titull ai e ka marre qe ne vitin 1992 dhe ne Shqiperi jane vetem kater sportiste qe e kane marre kete titull te larte. Nje vleresim i larte i bere nga Federata Europiane e Peshengritjes qe vjen pas shume rekordeve dhe titujve kampion qe ai ka arritur gjate karrieres se tij te gjate. Emri i Barkiçit eshte shume i njohur per sukseset e tij te shumta fillimisht si sportist dhe tashme edhe si trajner.