Izmir Smajlaj është rikuperuar plotësisht. Atleti shkodran që konkuron në disiplinën e kërcimit së gjati bëri me dije se ka kaluar dëmtimin e pësuar në Kampionatin Europian të Atletikës në Skoci vitin e kaluar dhe qe e pengoi te konkurronte per te synuar serish titullin e larte te Kampionit te Europes.

Me anë të një videoje të postuar në faqen e tij në “Facebook”, 26-vjeçari konfirmon gadishmërinë për të marrë pjesë në Botërorin e Atletikës që do të zhvillohet këtë vit në Doha (Katar) në datat 28 shtator-6 tetor 2019.

Të gjithë shqiptarët presin një paraqitje pozitive nga atleti shkodran. Ai eshte ne eliten e ketij sporti dhe bashke edhe me Luiza Gegen jane krenaria e atletikes shqiptare aktualisht.