Me mbylljen e fazës së grupeve kualifikuese të Euro 2020, është krijuar një panoramë pak më e qartë përsa i përket shorti të play-off për pjesëmarrjen në aktivitet nëpërmjet Ligës së Kombeve. Shorti që përcakton rrugëtimin përfundimtar, nga i cili do të dalin 4 skuadrat e fundit, do të hidhet vetëm më 22 nëntor, pasi disa ekipe duhet të shpërndahen në pozicionet e tyre në çifte.

Kështu, dihet që tani se dyshet që përballen në Ligën B si fituese të saj janë Bosnjë-Hercegovinë-Irlandë e Veriut dhe Sllovaki-Irlandë. E njëjta gjë edhe në Ligën D, me duelet Gjeorgji-Bjellorusi dhe Maqedoni e Veriut-Kosovë.

Ndërkohë, Islanda është skuadra e vetme që mbeti nga Liga A pa u kualifikuar në turne, ndaj do të duhet të mësojë emrin e ekipit që do të ketë përballë, ashtu si edhe të çifitit tjetër.

Tre skuadrat që do ta plotësojnë këtë grup do të zgjidhen me short mes “rezervave” sipas klasifikimit të përgjithshëm të Ligës së Kombeve që janë Bullgaria, Hungaria, Izraeli dhe Rumania. Skuadra që mbetet do të shkojë në Ligën C për të luajtur kundër Skocisë, ndërsa dihet që tani çifti tjetër i saj që është Norvegji-Serbi.

PLAY OFF
26 mars 2019
Islandë-Rezerva 1
Rezerva 2-Rezerva 3
Bosnjë-Hercegovinë-Irlandë e Veriut
Sllovaki-Irlandë

Skoci-Rezerva 4
Norvegji-Serbi
Gjeorgji-Bjellorusi
Maqedoni e Veriut- Kosovë.
Rezervat: Bullgari, Hungari, Izrael, RUmani

Fitueset e çifteve brenda Ligës përkatëse do të ndeshen më 31 mars në fushën që do të përcaktohet me short më datë 22 nëntor për të nxjerrë emrat e 4 ekipeve të fundit që shkojnë në Euro 2020. /vipsport.al/