Wednesday, January 28, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREJa ç’thotë Low për krizën e yjeve të Bayern

Ja ç’thotë Low për krizën e yjeve të Bayern

Joachim Low do të vazhdojë t’i besojë lojtarëve të Bayern edhe pas krizës që ka pushtuar kampin bavarez në javët e fundit.

“Unë e di shumë mirë kualitetin e lojtarëve. Ka ndodhur shpeshherë që lojtarët të mos jenë në formë të mirë te klubi i tyre, dhe të transformohen tek ekipi kombëtar.

“Duhet ta shohim në stërvitje si është situata. Por lojtarët kanë aq eksperiencë për të përballuar këto situata,” shprehet trajneri i përfaqësueses gjermane.

Plot shtatë prej 21 lojtarëve të ftuar janë nga Bayern.

Ditët stërvitore në prag të ndeshjes me Holandën do të shfrytëzohen për të përgatitur sa më mirë lojtarët si dhe për t’i përmirësuar sa më shumë gjendjen mendore.

“Por lojtarë si Neuer, Boateng, Muller apo Hummels kanë mjaftueshëm eksperiencë. Ata mund të ndryshojnë komplet mentalitet brenda një jave.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments