Partizani do të presë Vllazninë në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superiores.
Të kuqtë kanë treguar një formë fantastike në javët e fundit duke marrë 5 fitore radhazi. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për shkodranët të cilët renditen në vendin e 7-të.
Trajnerët Abilaliaj dhe Osmani kanë hedhur në fushë më të mirët për të dalë me 3 pikët nga “Arena e Demave”.
Partizani-Vllaznia, formacionet zyrtare:
Partizani (4-3-1-2): Qirko, Murataj (kap), Bytyçi, Preka, Atanaskoski, Rrapaj, Mehmeti, Gueye, Taipi, Cara, Bintsouka Tr: Arbër Abilaliaj
Vllaznia (4-2-3-1): Qarri, Sala, Stojanoviç, Juriç, Smajli, Krymi, Boshnjaku, Gruda, Alivoda, Delaj, Balaj (kap) Tr: Qatip Osmani
Arbitër: Adrian Beqiraj