Reali dhe Siti u ndanë në barazim 1-1 në aktin e parë gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve. Vinicius dhe De Bryjn ishin autorët e golave në këtë finale të parakohshme.

Ndërkohë për sa i përket lojtarit të ndeshjes, belgu Kevin De Bryjn është shpallur më i miri nga paneli teknik i vëzhguesve të UEFA-s.

Mesfushori zhvilloi një paraqitje fantastike, ku me golin e tij i ka dhënë një asist të jashtëzakonshëm.

“Ai kishte ndikimin që i duhej Sitit Cër të marrë një rezultat pozitiv në Estadio Santiago Bernabeu”, shkruhej në vlerësimin e panelit teknik të UEFA-s.