Tirana arriti që të fitonte me shifrat 2-0 ndaj Partizanit në derbin e Superiores.

Të dy golat erdhën nga ana e Redon Xhixhës, që tregoi fare mirë klasin e tij në këtë takim. Ndërkohë faqja e bardhebluve ka treguar disa statistika interesante.

Në golin e parë, Xhixha ka përshkruar 43 metra në 5.1 sekonda, ndërsa në të dytin ka përshkruar 65.2 metra në 8.1 sekonda.

Rekordin e shpejtësisë në këtë takim e mban Sherif Kallaku që ka vrapuar me 33.7 kilometra në orë, duke bërë 24.2 metra në 2.9 sekonda.