Trajneri i njohur, Shkëlqim Muça, “goditi” disa herë me parashikimet e tij në sezonin e kaluar, veçanërisht në humbjet radhazi të Skënderbeut.

Duke ndjekur logjikën dhe ecurinë e ekipeve në këtë periudhë, trajneri që ka shpallur kampion Tiranën dhe Dinamon ka vendosur të guxojë sërish me parashikimet e tij. I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH”, ai ka komentuar ndeshjet e javës së 22-të, që do të luhen në dy ditë (15 dhe 16 shkurt).

“Tirana fiton ndaj Skënderbeut, Partizani fiton me Laçin, Kukësi fiton me Bylisin, si dhe Luftëtari ndaj Flamurtarit. Teuta-Vllaznia mendoj se përfundon barazim”, deklaroi ndër të tjera Muça pasi u pyet për ndeshjet.

Interesant është fakti se trajneri parashikon fitore të skuadrave që kryesojnë (Kukësi, Tirana dhe Partizani), ndërsa sheh një sfidë të ekuilibruar në “Niko Dovana”, aty ku Teuta pret Vllazninë pas hapit fals me Luftëtarin.

NDESHJET TË SHTUNËN

Tirana-Skënderbeu (1)

TË DIELËN

Luftëtari-Flamurtari (1)

Bylisi-Kukësi (2)

Laçi-Partizani (2)

Teuta-Vllaznia (X)