HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREJa si ndryshon formacioni i Vllaznisë së Josës me lëvizjet e fundit...

Ja si ndryshon formacioni i Vllaznisë së Josës me lëvizjet e fundit në merkato

Vllaznia ka konfirmuar deri më tani si afrime mesfushorin qendror, Lorik Boshnjaku, qendërmbrojtësin Dajan Shehi dhe futbollistin me tipara sulmuesi Kristjan Vulaj, që është padyshim qershia mbi tortë e merkatos deri tani. Ndërsa është rikthyer nga huazimi sulmuesi Kaina Nunjesh.

Në formacionin kuqeblu pritet të ketë të paktën tri ndryshime, duke filluar nga qendra e mbrojtjes, në mesfushë dhe sulm. Largimet e Adilit, Krymit dhe Da Silvës duket se peshojnë shumë dhe mbeten për t’u parë zëvendësuesit e tyre.

Ne porte pritet te jete si gjithnje Zogoviç, ndersa katershja e mbrojtjes deri ne keto momente eshte e formuar nga Gurishta e Hakaj qe do te luajne perseri ne krahe, ndersa dyshja e qendres kete here do te jete e formuar nga Shehi dhe Bulatoviç.

Treshja e mesfushes pritet te formohet nga Jonuzi, Boshnjaku dhe Vulaj, ndersa manovra sulmuese do te jete e formuar nga treshja Latifi, A.Hoxhaj dhe Aralica.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments