Ceremonia e sotme në Paris ka dekretuar Lionel Mesin si fituesin e “Topit të Artë” për vitin 2023, të 8-in në karrierën e tij. Njëkohësisht, në këtë ceremoni është dhënë edhe trofeu “Lev Jashin” për portierin më të mirë të vitit.

Të dy këto çmime janë vendosur me votat e gazetarëve sportivë ndërkombëtarë dhe për Shqipërinë, votuesi për këto trofe ka qenë si zakonisht gazetari i mirënjohur Besnik Dizdari.

Ja votimi i tij per këtë edicion.

“TOPI I ARTË”

1. Lionel MESI

2. Erling HALAND

3. Kilian MBAPE

4. Julian ALVAREZ

5. RODRI

TROFEU “LEV JASHIN”

1. EDERSON

2. Emiliano MARTINEZ

3. Mark-Andre TER SHTEGEN