Vllaznia ka publikuar diten e sotme çmimet e biletave per ndeshjen qe do te luajne te shtunen ndaj Partizanit. Ajo qe te bie ne sy eshte se pavaresisht rendesise se madhe qe ka ky takim, klubi shkodran nuk ka bere asnje rritje te çmimit te biletave duke i lene te njejta me ato te takimeve te kaluara.

Ndryshimi i vetem eshte se ne njoftimin e sotem, KF Vllaznia u ka kerkuar tifozeve te vet qe te jene sa me korrekt ne mbeshtetjen e ekipit ne menyre qe te mos perseriten ngjarjet e ndeshjes me Tiranen sepse ne fund te fundit, ajo qe e peson eshte Vllaznia. Ja njoftimi i kluhit kuqeblu:

“KF Vllaznia bën të ditur se duke nisur që nga dita e premte datë 18.10.2019, ora 10.00, në sportelet pranë stadiumit “Loro Boriçi” do të nisë shitja e biletave të ndeshjes Vllaznia- Partizani.
Ju bëjmë me dije se çmimet e biletave për këtë ndeshje do të jenë si më poshtë:
Tribuna C 300 lekë
Tribuna D 300 lekë
Tribuna A+ B 500 lekë
Tribuna VIP 1.000 lekë

Ju ftojmë të jeni të pranishëm në këtë ndeshje për të mbështetur skuadrën tonë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme. Njëkohësisht, do të kërkonim nga ana Juaj që të jeni sa më korrekt në mbështetjen tuaj, nisur nga ngjarjet e ndodhura në takimin me Tiranën dhe fakti që jemi të paralajmëruar për ndëshkime të tjera nga ana e FSHF-së.

Kjo padyshim që nuk i vlen askujt dhe ajo që e pëson është vetëm Vllaznia, prandaj dhe kërkojmë nga ana Juaj të respektoni rregullat dhe kërkesat e insitucioneve përkatëse për mënyrën si duhet të bëni tifozllëk”.
Forca VLLAZNIA!