Dajan Shehi nuk do të jetë më lojtari i Partizanit. Mbrojtësi që u bashkua me të kuqtë gjatë merkatos së verës ka vendosur të largohet nga të kuqtë dhe palët kanë ndërprer me mirëkuptim bashkëpunimin.

Pak orë më parë ishte vetë lojtari që bëri me dije se nuk do të ishte më pjesë të kuqve, ndërsa tani ka ardhur edhe konfirmimi nga skuadra e Partizanit. përmes një postimi në faqen zyrtare, të kuqtë bëjnë me dije se mbrojtësi 24 vjeçar ka vendosur sot të ndërpresë me mirëkuptim kontratën me klubin.

Postimi i Partizanit:

FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me Dajan Shehin. Mbrojtësi 24 vjeçar ka vendosur sot të ndërpresë me mirëkuptim kontratën me klubin.

FK Partizani falënderon Dajan Shehin për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierën e tij sportive.