Basketbolli ashtu si të gjitha sported të tjera është ndalur prej dy muajsh. Ndryshe nga futbolli, klubet e basketbollit nuk kanë marrë ende dritën jeshile për stërvitje pasi lojtarët stërviten në ambiente të mbyllura. Në një lidhje me “Fan Zone”, presidenti I basketbollit në Shqipëri, Avni Ponari u shpreh se të gjitha skuadrat duan që titullit të vendoset në parketë dhe jo në tavolinë.

“Gjatë kësaj kohe prej dy muajsh janë ndalur ndeshjet dhe pak ka ngelur. Kemi vendosur që titullit të vendoset në parketë dhe këtë e kemi arritur me marrëveshje me klubet. Jemi dërguar komisionit mjekësor dhe jemi në pritje të takimit të parë për të mësuar se kur do të kthehemi në stërvitje apo ndeshje.

Duhet një kohë e gjatë për rinisur pasi shumica e klubeve kanë lojtar të huaj dhe janë larguar e nuk mund të kthehen në Shqipëri pasi janë mbyllur edhe linjat ajërore. Kemi dhënë dy versione skuadrave që të grumbullohen dhe ndeshjet të luhen vetëm në një pallat sporti. Federata e ka mundësi vetëm po të zhvillohen në një pallat sporti. Ne nuk do të bëjmë asnjë ndeshje pa gjetur akordin me klubet.

Mund t’I shtyjmë ndeshjet për muajin shtator nëse do të jetë mundësia pasi duam ta nxjerrin fituesin në parketë dhe jo në tavolinë. Të gjitha ekipet kërkuan 2-3 javë kohë për t’u stërvitur e kjo do të bëhet kur të gjitha ekipet të jenë gati dhe në mënyrë të barabartë”.

Liga rajonale? “Është biseduar gjatë dhe ka pasur mendime nga më të ndryshme. Tani Kosova është pjesë e FIBA dhe ne duhet të marrim shembull e vendeve nordike. Në Shqipëri 5-6 ekipe mund të përballojnë ashtu si edhe në Kosovë. Diskutimi po ecen siç duhet dhe nga FIBA kemi marrë miratimin”./newsport/