Erling Braut Haland është një makineri golash dhe tashmë ka arritur të vendosë një rekord me të cilin lë pas 2 yjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Sulmuesi i Borussia Dortmund shënoi ditën e djeshme golin e 10 në 9 ndeshje në Bundesligë, më shumë se 1 gol për ndeshje, dhe ta mendosh se zbarkoi në kampionatin gjerman në janar.

19-vjeçari është përshtatur mjaft mirë me Dortmundin dhe po bën atë që po bënte me ish-skuadrën e tij, Red Bull Salzburg, pra po shënon shumë gola.

Deri tani, Haland ka shënuar plot 41 gola dhe ka dhënë 10 asist në 34 ndeshje në këtë sezon.

Kjo shifër është arritur në moshën 19 vjeç, 9 muaj dhe 23 ditë.

Pikërisht ky është dhe rekordi që nuk kanë mundur ta arrijnë dy yjet e futbollit.

Ronaldo arriti të shënojë 42 gola në një sezon vetëm në moshën 23 vjeç, 3 muaj dhe 6 ditë, ndërsa Messi 47 gola në moshën 22 vjeç, 10 muaj dhe 6 ditë.