Ylli i Real Madrid, Eden Hazard, është rikthyer të stërvitet në fushat e blerta pas më shumë se tre muajsh mungesë, pasi pësoi një dëmtim të rëndë në fillim të vitit. Belgu ka bërë një sezon me shumë ulje-ngritje me fanellën e Los Blancos, por tashmë, duket i motivuar për të bërë mirë.

Në një intervistë për Real Madrid TV, Hazard u shpreh: “Ndihem shumë mirë që jam kthyer në fushë dhe që po punoj me shokët e mi të skuadrës.

Tani mund të stërvitemi si të duam, pas shumë javësh të izoluar. E vetmja gjë që duam tani, është të rikthehemi të luajmë ndeshje kompetitive”, tha mes të tjerash belgu.

Hazard u operua me datë 22 shkurt dhe që nga ajo kohë, nuk ka pasur asnjë kontakt me topin. Për fatin e tij të mirë, futbolli ka qenë në pauzë dhe me rikthimin e La Liga-s, pritet që edhe Hazard të rikthehet në fushën e blertë./abcnews