Dita e sotme do te jete dite feste per ish- volejbollisten e Vllaznise, per ish- volejbollisten e njohur te Vllaznise dhe njekohesisht pedagogen e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Nora Deda.

Ajo ka ditelindjen dhe do te festoje me njerezit e saj te dashur 54 vjetorin e lindjes.E bashke me datelindjen, ajo feston edhe Pashket dhe per kete arsye, do te kete dy arsye per te festuar sot.

Nora Deda ka lindur me 17 prill 1969 dhe ne rinine e saj i eshte perkushtuar sportit te bukur te volejbollit, ku eshte dalluar gjithnje si me ekipin e Vllaznise, ashtu edhe me ate kombetar. Jo më kot është vlerësuar si një nga “volejbollistet e shekullit të SK Vllaznia” ne festimet e bera me rastin e 100 vjetorit te krijimit te ketij klubi.

Vete Nora duket shume e lumtur per kontributin e dhene ne sport dhe ajo jo me kot, gjen rastin edhe te falenderoje trajneret e saj e per kete thote: “Nuk mund të lë pa përmend respektin e madh që kam për gjithë trajnerët e mi, për mësuesin tim të parë Viktor Jubanin, për trajnerin tim të parë Vehbi Sulejmanin dhe për prindin, edukatorin dhe trajnerin e shquar të Shkodrës Mark Grimcin”.

Nora Dedes per disa kohe iu besua edhe detyra e trajneres se ekipit te femrave te Vllaznise, nderkohe qe njekohesisht kryen edhe detyren e pedagoges në Fakultetin e Edukimit Fizik pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Ajo thotë se nuk mund të qëndrojë larg sportit dhe këtë gjë do ta bëjë deri në fundin e jetës së saj. Gazeta “Shkodra Sport” me rastin e ditelindjes, i uron Nora Dedes edhe 100 vite te tjera te lumtura dhe Gezuar Pashket!
Gjergj KOLA