Arsenali ka pezulluar bisedimet për rinovimin e kontratës me menaxherin Mikel Arteta.

Sipas “The Sun”, “topçinjtë” i kanë ngrirë diskutimet për firmosjen e një kontrate të re për të shmangur çdo shpërqendrim në garën për titull.

PSG thuhet se po monitoron spanjollin. E ardhmja e trajnerit aktual të PSG-së, Galtie, është në dyshim, ndërsa presidenti Naser Al-Khelaifi ka mbetur i befasuar nga puna e spanjollit në “Emirates”.

Barcelona, klubi që Arteta luajti në nivelin e të rinjve, dhe Siti, me të cilin ai filloi karrierën e tij si trajner, gjithashtu kanë një interes afatgjatë për 41-vjeçarin. Kontrata aktuale e Artetës zgjat deri në qershor 2025 dhe arrin vlerën e 8.3 milionë paundëve në vit.