Ka nisur këtë javë në Shkodër një tjetër kurs për licensimin e trajnerëve. Bëhet fjalë për trajnerët e rinj të cilët duan të nisin rrugëtimin në fushën e trajnimit dhe si rrjedhojë pikësëpari do të marrin licensën UEFA C për futbollin e bazës.
Edhe për këtë kurs ka patur një interesim të madh të njerëzve të fushës së futbollit dhe ajo që të bën përshtypje është se janë rregjistruar dhe po marrin pjesë në të edhe disa futbollistë që janë në aktivitet duke luajtur me ekipe të ndryshme.
Kështu, pjesë e këtij kursi janë futbollistët aktualë të Shirokës Oltion Drabeja, Endri Lujkaj, Gabriel Rroku, ai i Basanias Besmir Muçejani, lojtarët e Veleçikut Arsen Banushaj, Elvis Rustemaj e Olsi Shema. Po ashtu pjesë e këtij kursi është edhe ish- arbitri i njohur Ditmar Jubica.
Kursi do të zhvillohet në tre periudha. 21–23 shtator, 06 – 08 tetor, dhe 09 – 12 nëntor ndërsa në përfundim do të zhvillohet provimi final dhe ceremonia e diplomimit.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


